Presidenti i Kosoves njofton njohje te reja
Sejdiu shperfill Jeremic: "Procesi i njohjes se pavaresise nuk do te ndalet"
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka shperfillur deklaratat e shefit te diplomacise serbe per ngrirjen e procesit te njohjes se shtetit te pavarur te Kosoves. "Po te pyetej Serbia, Kosova s'do te njihej nga asnje vend", ka thene Sejdiu, duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve. "Une nuk merrem me deklarimet e zyrtareve te Serbise e as te ministrit serb dhe me prognozat e tij se ka ngrire apo c'ngrire veprimet e ndonje shteti te pjeseve te ndryshme te globit", ka thene Sejdiu. "Ne do ta bejme punen tone. Besojme qe procesi i njohjes se pavaresise se Kosoves nuk do te ndalet do te kete shtete qe do te na njohin, nderkohe", ka shtuar ai. Presidenti Sejdiu i ka bere keto komente duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve lidhur me deklaraten e ministrit te jashtem te Serbise, Vuk Jeremic. Sipas tij, pas Malajzise e cila e ka ngrire procesin per njohjen e pavaresise se Kosoves, Singapori ka dhene garanci se nuk do ta njohe Kosoven e pavarur. Deri me sot shtetin e pavarur te Kosoves e kane njohur 45 vende.
Nderkohe kryeqyteti i Kosoves, Prishtina, me 25 gusht do te jete e ftuar ne konferencen nderkombetare, "Kosova dhe bota arabe", te organizuar nga Forumi 2015. Kjo konference, pritet te tuboje dhjetera intelektuale te shquar te botes arabe nga Jordania, Arabia Saudite, Egjipti, Siria etj., si dhe personalitete te shquara te jetes publike dhe civile ne Kosove, lideret me te larte shteteror te Kosoves, zyrtare te larte te huaj, perfaqesues te mediave etj. Konferenca eshte ideuar per t'i dhene shtytje krijimit dhe forcimit te kanaleve te komunikimit dhe bashkepunimit mes shoqerise civile te Kosoves dhe vendeve arabe, kane thene burime te kesaj gazete. Prezantimi dhe diskutimet ne kete konference do te zhvillohen pergjate dy paneleve: Shtetesia e Kosoves dhe Marredheniet arabe-kosovare, diskursi dhe perspektiva.