Prishtina: Synimet per ngadalesimin e njohjes, te pashpresa
Synimi i Beogradit per te kerkuar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise nje vleresim per shpalljen e pavaresise se Kosoves, ne Prishtine vleresohet si nje nisme e pashprese. Eksperte te se drejtes nderkombetare pohojne se duke u bazuar ne parimin e vetevendosjes, vleresimi i Gjykates padyshim do te jete ne favor te Kosoves. Qeveria e Serbise synon t'i kerkoje Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te jape mendimin e vet per ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Zyrtaret shteterore serbe kane filluar tanime aktivitetet e tyre diplomatike per te fituar mbeshtetjen prej 51% te shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara, mbeshtetje kjo e cila nevojitet per te shtyre Gjykaten Nderkombetare te shprehet se a ka qene ne perputhje me te drejten nderkombetare apo jo shpallja e pavaresise se Kosoves. Ekspertet e se drejtes nderkombetare ne Kosove shprehen te sigurt se mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te jete ne favor te Kosoves, duke pasur parasysh rrethanat ne te cilat Kosova ka shpallur shtetesine e saj. Ekspertja per ceshtje nderkombetare, Iliriana Islami, thote se vendimi per shpallje te pavaresise lidhet me parimin e vetevendosjes se popujve ne bote. "Ne qofte se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise jep nje mendim per ceshtjen e Kosoves, ajo sigurisht qe do te perkrahte ceshtjen e Kosoves lidhur me ceshtjen e vetevendosjes, ndersa ceshtja e Kosoves lidhur me ceshtjen e vetevendosjes eshte e lidhur me krijimin e shtetit te ri", thote Islami. Sipas saj, edhe ne rast se vleresohet se Kosova ka shkelur disa rregulla procedurale gjate rrugetimit per shpalljen e pavaresise, Gjykata Nderkombetare do te bazohet ne parimin e proporcionalitetit e qe nenkupton stabilitetin qe ka sjelle me vete krijimi i shtetit te pavarur te Kosoves. "Gjykata Nderkombetare e Drejtesise aplikon parimin e proporcionalitetit, qe do te thote se cdo veprim qe e ndermerr bashkesia nderkombetare lidhur me ceshtjen e caktuar, edhe nese shkakton ndonje veprim joligjor, atehere merret e mira e pergjithshme qe ka ndikuar", theksoi ekspertja per ceshtje nderkombetare.
Keshilltari i kryeministrit per ceshtje juridike, Tome Gashi, thote se efekti i vetem qe mund te arrije cilido qofte mendim i Gjykates Nderkombetare, eshte krijimi i pasigurise tek shtetet, te cilat akoma hezitojne te marrin vendimin per njohje te Republikes.
Keshilltari i kryeministrit per ceshtje juridike, Tome Gashi, thote se efekti i vetem qe mund te arrije cilido qofte mendim i Gjykates Nderkombetare, eshte krijimi i pasigurise tek shtetet, te cilat akoma hezitojne te marrin vendimin per njohje te Republikes.