E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i Lituanisë udhëton drejt Kievit për të takuar Volodymyr Zelensky: Do ndihmojmë në luftën për liri

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, do të vizitojë ditën e sotme Kievin, ku do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Presidentit të Lituanisë do i bashkohet gjithashtu edhe lideri i Polonisë dhe Letonisë.

Nauseda në një postim në rrjetin social Twitter, shkruan se do të ndihmojë në luftën për sovranitet dhe liri.

Tani që ofensiva e Rusisë ka lëvizur në lindje dhe jug të Ukrainës, udhëheqësit perëndimorë po e konsiderojnë të sigurt të udhëtojnë në Kiev për të takuar udhëheqësin e vendit, Volodymyr Zelensky, raporton Skynews.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›