E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Malit jep dorëheqjen

Lajmi u bë publik nga Ministri i Jashtëm i Burkina Faso-s, Xhibrili Basole, i cili konfirmoi se kishte marrë një letër dorëheqjeje nga Amadou Ture.

Udhëheqësit e grushtit të shtetit tashmë do ta lëshojnë pushtetin e mbajtur me forcë, duke i hapur rrugë kryetarit të parlamentit, Diounkunta Traore, që të caktoj ditën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda vendit.

Në marrëveshjen prej 5 faqesh mes ushtarakëve dhe palës tjetër, thuhet që sapo Traore të bëjë betimin si president i ri dhe i përkohshëm, ai do të ketë 40 ditë kohë për të organizuar zgjedhjet.

Marrëveshja ka ngjallur optimizëm, por deri tani nuk dihet një datë e saktë se kur udhëheqësi i grushtit të shtetit, Amadou Sanogo, do të dorëzojë pushtetin.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-04-08 23:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›