Sarandë, pranga një shtetasi, qëlloi me armë fqinjin

Në pranga përfundoi shtetasi Andrea Papa, 45-vjeç, banues në fshatin Cerkovic. Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e së shtunës, ka qëlluar disa herë me një armë zjarri gjahu (çifte) në drejtim të banesës së fqinjit të tij shtetasit O. Xh., 59-vjeç, duke e plagosur rëndë.
Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë neutralizuar shtetasin Andrea Papa dhe kanë bërë sekuestrimin e armës në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e motiveve të këtij rasti.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. /Start/
2012-04-09 09:20