E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Nigerit mirëpret djemtë e Gaddafit

Presidenti i Nigerit mbetet i vendosur në vendimin e tij për t’i ofruar azil djemve të Muammar Gaddafit, pavarësisht trysnisë së madhe ndërkombëtar.

Mahamadou Issoufou, duke iu drejtuar medieve, konfirmoi qëndrimin e shprehur disa ditë më parë. “Qëndrimi i qeverisë së Nigerit është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

Ne kemi pritur shumë refugjatë libianë për arsye humanitare.Njëri prej tyre është edhe djali i Gaddafit, Saadi”, deklaroi Issoufou.

Interpoli ka lëshuar mandate arresti ndërkombëtar ndaj djemve të mbetur gjallë të diktatorit, ndaj disa prej të cilëve rëndojnë akuzat e krimeve të luftës.

I papërfshirë në politikë, Saadi ishte ish-presidenti i Federataës Libiane të Futbollit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “përvetësimit të pasurive publike nëpërmjet forcës dhe kërcënimeve në cilësinë e Presidentit të Federatës”.

Ndërkohë, vazhdon të mbetet enigmë vendndodhja e djalit tjetër të Gaddafit, Saif al-Islam.

Ai kërkohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare dhe si njohës i sovranitetit të kësaj gjykate, Nigeri formalisht është i detyruar ta deportojë nëse ai ndalon brenda kufijve të këtij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›