Bundesliga, më e forta në Evropë

Bundesliga gjermane është më e mirë se Premierliga angleze, La Liga e Spanjës dhe Serie A e Italisë, sipas drejtorit sportiv të Hamburgut, Frank Arnesen.
Ai thotë se shikueshmëria e madhe në Bundesligë dhe rezultatet e paparashikueshme nuk mund të krahasohen me asnjë ligë tjetër në kontinent.
“Nëse i konsideroni të gjitha aspektet, Bundesliga është liga më e fortë në Evropë. Është fantastike, sa shumë shikues përcjellin çdo ndeshje. Këtu secili mund të mposht këdo. Bundesliga është aq e veçantë dhe jam i lumtur që punoj këtu” tha Arnesen për Bild.