Topalli, deputetëve të PS: Ndërprisni bojkotin, mos lejoni djegien e mandatit tuaj dhe kryeni në Kuvend detyrimet që i’u ngarkon Kushtetuta
Kryeparlamentarja, ftesë deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancën e parë plenare që shënon rinisjen e sesionit të ri më 18 janar, me diskutime për situatën e emergjencës në qarkun e Shkodrës. Topalli paralajmëron ligjvënësit socialistë se së shpejti, sipas Kushtetutës, ndërpritet mandati i tyre, pasi nuk kanë kryer betimin dhe janë duke munguar në seancat parlamentare 6 muaj pa arsye.Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka dërguar sot një letër të gjithë deputetëve socialistë, duke u apelur ti japin fund bojkotit të Kuvendit dhe të marrin pjesë në punimet e sesionit të ri parlamentar që rinis më 18 janar. Duke identifikuar personalisht në letrat e dërguara të 64 deputetëve të PS, kryeparlamentarja bën thirrje që opozita të shqyrtojë me seriozitet këtë ftesë, pasi ligjvënësit socialistë, sipas Kushtetutës, rrezikojnë të djegin mandatet. Në citimin e nenit të ligjit Themeltar të shtetit, kryetarja e Kuvendit, thekson se në nenin 71, pika 2 parashikon ndër të tjera: Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: kur ai nuk bën betimin....dhe kur mungon pa arsye 6 muaj resht në Kuvend. “Më datën 6 mars 2010 mbushen 6 muaj nga mbledhja e Kuvendit në Legjislaturën e XVIII. Sesioni i ri i legjislaturës do të mblidhet më 18 janar 2010. Ju njoftoj se ju keni mundësi të ndërprisni bojkotin tuaj dhe të merrni pjesë në seancat plenare, për të mos lejuar mbarimin e mandatit tuaj, per shkak te mosberjes se betimit ashtu dhe për shkak të mospjesmarrjes në kuvend për 6 muaj me rradhë”, thuhet në letrat e dërguara nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.Kryeparlamentarja fton zyrtarisht opozitën të ndërpresë bojkotin dhe të kryejë në kuvend detyrimet Kushtetuese. ...