Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi marrin pjesë në ceremoninë festive të hapjes së Samitit të 60-të të NATO-s.

3 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi morën pjesë sot në ceremoninë festive në kujdesin e Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel në Kurhauz të Baden-Badenit me rastin e Samitit jubilar të 60-të të NATO-s, që po zhvillohet në Strasburg-Kehl.
Forca e NATO-s e Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë kishte organizuar nën drejtimin e Prof. Dr. Zauerit një aktivitetet kulturor të jashtëzakonshëm ku Banda muzikore e Trupave të Ushtrisë gjermane luajti pjesë të njohura për krerët e shteteve dhe kryetarët e delegacioneve të vendeve pjesëmarrësve në Samit.
Kreu i shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe kryetari i delegacionit të vendit tonë dhe anëtarit më të ri të NATO-s është i ftuar dhe do të jetë i pranishëm sonte në darkën e punës të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shefer për krerët e shteteve, ku Presidenti Topi pritet të mbajë një fjalë.
* * *
Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi takoi sot Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, gjatë pritjes së dhënë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. Presidenti Topi e përgëzoi dhe një herë Presidentin amerikan Obama për fitoren në zgjedhjet e nëntorit dhe i shprehu falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmesën e pakyrsyer të SHBA-ve për Shqipërinë, ndërsa Presidenti Obama e uroi Kryetarin e Shtetit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, duke u bërë tashmë edhe ‘de jure’ aleate dhe partnere strategjike në Aleancë.