Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot kujtimin e veprës heroike të Dëshmorëve të Kombit.

5 maj 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi bëri sot homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit më të thellë për të rënët e kombit shqiptar. Gjatë ceremonisë zyrtare përkujtimore, Kreu i Shtetit, në shenjë të kujtimit me respekt të veprës së tyre heroike, vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Me këtë rast, në prononcimin për mediat e interesuara, Presidenti Topi u shpreh: “Kjo ditë e shënuar vjen si çdo vit tjetër me një simbolikë të veçantë. Sot është dita kur ne rifreskojmë kujtimin e të rënëve për kombin. Natyrisht vepra e tyre është një vepër e paharrueshme. Sot kemi rastin të kujtojmë patriotët, të cilët dhanë jetën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, të gjithë ata që luftuan e derdhën gjak për çlirimin e Shqipërisë, të gjithë ata dëshmorë të atdheut që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për forcimin e shtetit ligjor. Pra të gjithë së bashku sot po kujtojmë me një përkushtim të madh dhe me një përulje të thellë, sepse gjithçka që Shqipëria sot po arrin është patjetër vepër dhe në themel ka pikërisht veprën e tyre dhe gjakun e tyre.
Edhe një herë, i paharruar qoftë kujtimi për dëshmorët e atdheut”!
Më pas, Kreu i shtetit shqiptar Topi bëri vizita në familjen e martirit të demokracisë, Azem Hajdari, si dhe në familjet e dëshmorëve të rënë në luftë kundër pushtuesve gjermanë, Xhavit Dishnica dhe Abdulla Keta. Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve të kombit, Presidenti Topi vlerësoi aktin e pashembullt të sakrifikimit sublim për liri e për atdhe dhe u shpreh se duke përkujtuar veprën e tyre heroike mbahet gjallë e përçohet nëpër breza kujtimi i martirëve, por gjithashtu ngrihen në piedestal edhe vlerat e atdhedashurisë e dinjitetit njerëzor të kombit shqiptar.