Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit Fatmir Xhindi.

3 maj 2009
Presidenti i Republikës Bamir Topi i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjarëve të deputetit Fatmir Xhindi, i cili u vra mbrëmjen e kaluar pranë banesës së tij në Rroskovec të Fierit.
“Të nderuar familjarë të deputetit Xhindi,
Me tronditje e hidhërim të thellë mësova për ndarjen e papritur e të parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Xhindi, një ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm klasën politike por mbarë opinionin publik në vendin tonë.
Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë është një akt kriminal i pashembullt që duhet zbardhur pa humbur kohë, duke i dhënë autorëve përgjigjen e merituar.
Në këto momente të rënda, dëshiroj të ndaj me ju por edhe me kolegët e deputetit Xhindi, dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të babait të tre fëmijëve, birit, bashkëshortit e vëllait, që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve për korrektësinë, seriozitetin dhe kontributin profesional e njerëzor”.