Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në homazhet në nderim të deputetit Fatmir Xhindi.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e shoqëruar nga një numër I madh deputetësh mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nderim të deputetit Fatmir Xhindi, I vrarë mbremë, pranë banesës së tij në Roskovec, Fier.
Në ceremoninë e rastit, u vendosën kurora në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetares Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit takoi dhe i përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të deputetit Fatmir Xhindi, bashkëshortes së tij, fëmijëve dhe familjarëve të tjerë. Pas kryerjes së homazheve, Kryetarja e Kuvendit u shpreh: "Jemi këtu, përsëri në Roskovec për ti dhënë lamtumirën e fundit kolegut ,deputetit të tri legjislaturave, Fatmir Xhindi.
Ajo që ndodhi dje është një ngjarje shumë rëndë; nuk është goditur vetëm Roskoveci, por është tronditur e gjithë Shqipëria; nuk është goditur vetëm deputeti Fatmir Xhindi, por është goditur Parlamenti. Familja ka humbur njeriun e tij të dashur, fëmijët babanin e mrekullueshëm, bashkëshortin e nderuar, vëllain e tyre, birin e tyre.
Unë edhe një herë gjej rastim të përsëris ngushëllimet më të sinqerta familjes, qytetit, kolegëve, të afërmve të dashur, në emër të të gjithë deputetetëve të Kuvendit të Shqipërisë. E përsëris edhe një herë, kërkesën që të gjithë të mbështesim policinë dhe institucionet e specializuara. Unë jam e sigurt që, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën jo thjesht kundër Fatmirit, po kundra Parlamentit, do të marrin ndërshkimin më të egër që është marrë ndonjëherë, dënimin më të egër që parashikon ligji".