E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bitincka nuk kualifikohet në 110 metra me pengesa. Koha e tij 14.32 sekonda

Atleti shqiptar Elton Bitincka nuk mundi të kualifikohej për në raundin tjetër në garën e 110 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Goteborgut. Në garën e zhvilluar e pëfunduar para pak minutash (gara nisi në orën 11:45), Bitincka që stërvitet në Itali arriti kohën 14.32 sekonda duke zënë vendin e shtatë dhe të fundit në baterinë e tretë të kësaj gare ku morrën pjesë 36 atletë të ndarë në 5 bateri. Koha e arritur nga 21-vjecari Bitincka është larg dhe kohës së tij më të mirë me 14.05 sekonda të vendosur gjatë këtij viti. Bitincka është rekordmbajtës në këtë garë në Shqipëri.
Kohën më të mirë në baterinë e tretë e arriti gjermani Tomas Blashek me 13.65 sekonda dhe pas tij francezi Sedrik Lavane me 1370 sekonda.
Në klasifikimin e përgjithshëm Bitincka zuri vendin e 24 nga 25 atletë që u kronometruan, duke lënë pas vetëm atletin serb Miroslav Novakovic që i vrapoi 110 metrat me pengesa në kohën 14.40 sekonda. Nëntë atletë të tjerë nuk mund të kryejnë garën.
Dash Frasheri

Bateria e Tretë

Rank Bib Atleti Vendi Rezultati
1 441 Blaschek, Thomas, Gjermani, 13.65 K
2 366 Lavanne, Cédric, France, 13.70 K
3 682 Van der Ëesten, Marcel, Holande13.73 K
4 116 Lichtenegger, Elmar, Austri13.89
4 281 Jallai, Tarmo, Estoni 13.89
6 325 Sonck, Juha, Finlande,13.91
7 106 Bitincka, Elton, Shqiperi, 14.32

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›