Presidenti i Sion Platini te arrestohet

Christian Constantin, presidenti i klubit zviceran të Sionit, ka hedhur një hap tjetër përpara në luftën e tij kundër UEFA-s.
Constantin kërkon nga presidenti i organizmit drejtues të futbollit europian, Michel Platini, që të pranojë verdiktet e gjykatave dhe të paralizojë grupin I të Europa League deri sa të rikthehet Sioni në këtë kompeticion në vend të Celtic.
“Po përgatisim padinë penale dhe kemi kërkuar nga gjykatësi zbatimin e ligjit. Nëse ligji nuk zbatohet në mënyrë të menjëhershme nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, atëherë policia duhet ta arrestojë atë”, u shpreh Constantin.
Gjyqtari Hack, i gjykatës zvicerane të kantonit Vaud, dha të premten verdiktin se UEFA duhet të shpallë të pavlefshëm rezultatet dhe klasifikimin e grupit I të Europa League, në të cilin bëjnë pjesë Atletico Madrid, Udinese, Rennes dhe Celtic (ekipi që ka zëvendësuar Sionin në këtë kompeticion për parregullsi nga ana e zviceranëve).
“UEFA po gabon rëndë. Sioni mbështetet nga dy vendime gjykate dhe kemi të drejtë të luajmë në Europa League”, shton presidenti.
Sioni u përjashtua nga Europa League për shkak se në ndeshjet eliminatore ndaj Celtic futi në lojë 5 lojtarë që nuk ishin të regjistruar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Gerrard dhe Lampard, objektivat e Anzhi
Anzhi po vazhdon politikën e tij të blerjeve të yjeve të futbollit për tu bërë sa më i njohur në arenën ndërkombëtare. Bayern Munchen, digjet shtëpia e mbrojtësit Breno
Momente frikë për Breno, mbrojtësin e Bayern Munchen. Vila e futbollistit brazilian është djegur mbrëmjen e kaluar duke u shkatërruar plotësisht ndërsa vetë lojtari fatmirësisht ka shpëtuar. Dëmtim në gju për Gilardino
Mikrofrakturë në gjurin e majtë. Kjo është diagnoza e dhënë për Alberto Gilardino pas analizave që i është nënshtruar sot në Firenze, pwr dëmtimin e pësuar dje gjatë Udinese-Fiorentina, në një përplasje me portierin Handanovic. Bullgaria largon Matthaeus
Lothar Matthaeus nuk është më trajneri i Bullgarisë. Gjermani kishte marrë detyrën një vit me parë me objektiv të çonte kombëtaren në Evropian, por performanca ishte zhgënjyese dhe Federata Bullgare e Futbollit e ka larguar një muaj përpara skadimit të kontratës. Serbi-Itali, asnjë biletë e blerë
“Do të jetë një klimë e nxehtë sepse Serbia ka nevojë të fitojë për të mbërritur e dyta dhe të luajë në playoff”.
Lajmet kryesore
Masa të forta tek Krimet e Rënda
Siguri e lartë për gjyqtarët
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
Bërnjak, KFOR heq telat me gjemba
Shpërthim në Ankara, viktima
Fier, PS humb Këshillin Bashkiak