E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i ri/ Pas dështimit të raundit të tretë, Konferenca e kryetarëve mblidhet nesër për të caktuar datën për raundin e katërt të votimit

Pas dështimit të raundit të tretë të votimit për Presidentin e ri, për të njëjtën arsye që dështuan edhe dy raundet e mëparshme, mungesa e një kandidati, Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e nesërme (31 maj) për të caktuar datën për zhvillimin e raundit të katër të votimit. Mbledhja do të nisë në orën 14:00.

Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit u ezaurua sot, me mungesën e një kandidati.

Raundi i tretë i votimit ishte edhe i fundit ku për zgjedhjen e presidentit kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.

Socialistët shpresojnë që të zgjedhin presidentin në raundin e 4, ku edhe do të propozojnë emrin e parë për kreun e shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›