E Enjte, 5 Nëntor 2026

PPE i hoqi PD të drejtën e votës në Kongres, ‘Rithemelimi’: Qëndrim neutral deri në zgjidhjen e përfaqësimit zyrtar të partisë

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas vendimit të Partive Popullove Europiane për t’i hequr PD të drejtën që të votojë për të zgjedhur drejtuesit e PPE-së, përfshirë kryetarin e saj të ri.

Komisioni i Rithemelimit deklaron se PPE ka mbajtur një qëndrim neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD dhe se për këtë arsye vendosi të mos ftojë në Kongres delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

“Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) jane trillime pa asnjë bazë. PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendëshme në PD.  Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së. Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së: Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE –së; Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS; Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, thuhet në reagim.

Për herë të parë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike europiane, PD nuk do të votojë dot nesër për të zgjedhur drejtuesit e PPE-së, përfshirë kryetarin e saj të ri. Nga të gjithë delegacionet me të drejtë vote, vetëm PD nuk ka asnjë delegat atje. Shkak është përçarja e PD, ku burime zyrtare bëjnë të ditur se, duke dashur që PPE të mos mbajë anë dhe të mos përfshihet në konfliktin e brendshëm në parti, nuk ka dërguar asnjë ftesë për asnjërën palë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›