E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Ruçi e Patozi takohet në Kuvend

Takimi pritet të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e Kuvendit pas ftesës së bërë nga kryeministri Sali Berisha gjatë javës që po lëmë pas.

Patozi e Ruçi do të jenë të shoqëruar edhe nga deputetët e tyre, Edmond Spaho dhe Sajmir Tahiri. Dy ditë më parë, kreu i grupit kuvendor demokrat i dërgoi një letër homologut socialist për të zhvilluar bisedime për Presidentin e ri. Opozita ka këmbëngulur që takimet të bëhen në nivel liderësh, por kryeministri Sali Berisha nuk e ka pranuar deri më tani këtë kërkesë. /Start/

                                                                                             2012-05-27 08:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›