Presidenti i ri, Topalli: Rruga është vetëm Kushtetuta

Megjithëse për të, ngjarja më e rëndësishme në vitin 2012 është 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë. “Është 100 vjetori i një momenti kritik për Shqipërinë.
Ka qenë një moment kur rrezikohej që vendet përreth mund ta copëtonin vendin tonë. Për sa i takon agjendës së institucioneve të ndryshme, unë respektoj institucionin e Presidentit i cili është në detyrë deri në momentin e caktuar”, theksoi ajo.
Topalli tha më tej, se “ajo që unë besoj fort në ndërgjegjen time politike është respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Kushtetuta është kontrata më e rëndësishme që ne kemi me institucionet dhe me qytetarët”. Ajo shtoi se Kushtetuta është shkruar mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe respektimi i saj është e vetmja rrugë që do të ndiqet për të zgjidhur agjendën e institucioneve.
“Unë do t’ju ftoja që edhe ju si media të kontribuoni së bashku me Komitetin e drejtuar nga Kryeministri Berisha, si dhe me aktivitetet e Parlamentit të Shqipërisë për të sjellë elemente të rinj që mund të pasurojnë këtë agjendë të festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë”, shtoi më tej. /Start/
2011-12-28 08:47