Subashi: KQZ jashtë politikës nuk është zgjidhje

Dëshira Subashi hedh dyshime të forta për gjetjen e njerëzve të depolitizuar që duhet të drejtojnë administratën zgjedhore dhe institucionet që do të duhet t'i propozojnë ata, sipas sugjerimeve të Venecias.
"Ku do të gjenden këto institucione që do të emërojnë këta të pavarur nga politika, në një interes kaq të madh të politikës për këtë çështje. Kush do jenë persona të besueshëm për vetë ata, të pavarur, qoftë dhe nga shoqëria civile. Jam pesimiste, nuk besoj që çdo zgjedhje do të sjell një pavarësi ideale të kërkuar", tha për “AS”, Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së.
Subashi sheh zgjidhjen tek zbatimi i ligjit, dhe ashpërsimi i sanksioneve për shkelësit e tij, qofshin këta dhe drejtuesit e KQZ-së. "Vullneti politik duhet të zgjidhë problemin që të lejë administratën zgjedhore, ti kërkojë administratës zgjedhore të zbatojë ligjin dhe të nxjerrë para përgjegjësisë çdo nëpunës të lartë të administratës zgjedhore, për shkeljet e ligjit dhe kodit zgjedhor. Nuk mund të vazhdohet me këtë strukturë, apo me këtë mendësi të drejtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", shtoi ajo.
Administrata zgjedhore jopolitike ishte ndër rekomandimet kryesore të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për komisionin e reformës elektorale. Ky i fundit, ndonëse u konstitua që në nëntor, u mblodh vetëm 2 herë, duke e lënë për 2012, punën më të rëndë për ndryshimin e kodit./Start/
2011-12-28 09:35