Hoxhaj, në vitin 2012 pesë ambasada të reja
Gjatë vitit 2012, do të hapen edhe pesë ambasada të tjera ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.
Ambasadat e reja do të hapen në Amerikën Latine, Afrikë, Australi, Mal të Zi dhe në një tjetër vend evropian. Në një deklaratë për shtyp për mediat kosovare, Hoxhaj theksoi:
Një ambasadë do të hapet në një vend të Amerikës Latine, ndoshta në Kolumbi, një në Afrikë, një në Senegal, një në vendet e Oqeanisë në Australi, një ambasadë tjetër do të hapet në Ballkan, në Malin e Zi dhe ndoshta do ta kemi edhe një ambasadë të pestë në një vend evropian.