Presidenti i ri amerikan dhe kriza financiare
Nga Yllka Malushi
Tashmë çdo gjë është gati, amerikanet më në fund të martën do të votojnë. Sigurisht aq e shumë pëlqyera middle class amerikane nuk do të shkoje edhe aq e lumtur në këto votime siç shkonte më vitin 2000. Shume gjera kane ndryshuar, por ajo qe prek më shume buzëqeshjen e tyre kësaj radhe janë vetë llogaritë e tyre bankare.
Amerika zyrtarisht ka hyre më recesion, shifrat flasin qartë për një rënie më muajin shtator të prodhimit kombëtar prej 0.3%, shifër kjo më e vogël se ajo qe pritej. Konsumatorët po shpenzojnë më pak dhe më një shoqëri konsumiste si ajo amerikane ky fakt përcjell më pak lumturi.
Kur Mr. Obama fliste për zhbërjen e mureve më Berlin nuk e kishte të qartë qe një mur tjetër, ai më shtëpinë e tij, më Wall Street po lëkundej i tëri më themelet e tij. Nuk vonoi shume dhe lëkundja u cilësua si një tërmet i shkalles se shtatë më botën e financës, por meqenëse ka akoma lëkundje të pritshme sërish edhe fund i tërmetit nuk mund të shpallet. Ajo qe mund të shpallet tani është se Amerika, superfuqia financiare ka humbur shume nga optimizmi i saj i këtyre tetë vjetëve kur besonte se teknologjia financiare kishte zgjidhur pothuajse çdo problem në lidhje me rreziqet qe investimet e tyre paraqisnin. Vetë bota e financës besonte para një viti se problemet në sektorin e kredive subprime (janë ato kredi qe u jepen kreditorëve me histori të këqija kredie ose pa garanci) mund të shpërfilleshin, vlera e tyre nuk i kalonte të 50bn$, ndërkohë qe çmimet e shtëpive edhe sot vazhdojnë të bien. Në fakt ndodhi më keq se ç’mund të pritej në hipotezën më të keqe. Sigurimi i këtyre kredive në formën e titujve të cilat u shitën anembanë botës shumëzoi efektet e krizës. Ishte investuar shume në këto tituj me qëllimin e mire se shpërndarja e rrezikut të kredive do të ulte efektet e një krize kredish të mundshme.
Ajo qe është ende e pazbuluar në gjithë ketë histori financash nuk është fakti nëse do të ketë pasoja negative në ekonominë reale, por sa kohe do të zgjasin efektet negative.
Ekonomistët sigurisht do kenë vite pune me çfarë të merren, të ndërtojnë modele e të hedhin poshtë teza, kurse Presidenti i ri amerikan do të filloje mandatin e tij me një detyre shtëpie mjaft të rende dhe do duhet të jetë në gjendje të marre sa më shpejt vendime të përgjegjshme. Jo më kot Sarkozy filloi të fliste mbi nevojën e një rikonceptimi të kapitalizmit, te atij kapitalizmi që aq shume entuziazmonte liberalistët e këtij fillim mileniumit. Shkolla liberaliste e djathtë ose e ashtuquajtur neoclasiciste pësoi një disfate qe më shume ngjan si një lufte e humbur se sa si një beteje e radhës. Shteti nuk mund të lejoje një laissez faire në emër të asaj dorës se padukshme qe rregullon vetë tregun. Shumëkush e sheh Shtetin tashme si shpëtimtarin e vetëm, jo vetëm në parashtrimin dhe kontrollimin e rregullave të lojës dhe të tregjeve, por atij i kërkohet të luaje sërish rolin e tij si aktor ekonomik, një rol jo më prej figuranti.
Për fat të mire apo të keq, kjo krize koincidoi me zgjedhjet presidenciale amerikane, ato më të ndjekura në botë dhe tashme këto ditë duket sikur vetë të gjitha tregjet kanë ndaluar se punuari, ato janë në pritje të dhënies se sinjalit, të shpresës. Kush do jetë president qe do zëvendësoje Bushin, i cili për nga statistikat e historisë do të mbahet mend edhe për faktin po largohet nga Shtëpia e Bardhe si presidenti më me pak konsensus nga populli i tij, një konsensus në minimumin historik qe njihet në Amerike?
Në çdo rast dhe nga çdo pikëpamje, vetëm nga fakti se Barack Obama nuk është i të njëjtës partie me atë të Bushit e nis vrapin për në shtëpinë e bardhe para McCain. Shkaqet e krizës financiare sidoqoftë, nisen gjatë 4 vjeçarit të fundit të presidencës Bush, edhe pse paralajmërimet çuditërisht ishin shume të pakta. Mc Cain në garën e tij mbart peshën e të mirave dhe të këqijave të zgjedhjeve politiko-ekonomike të Bushit. Ai u mundua të ndante pozicionet e tija nga Bushi, duke pasur parasysh edhe se gjatë një debati televiziv Mc Cain i drejtohet Obames duke i thënë se ai nuk është President Bush. Megjithatë në imazhin kolektiv nje ndryshim duhet, është e vështire ti kërkohet një doktori të të shëroje kur ai nuk kishte dalluar shenjat e sëmundjes tënde për ta parandaluar. Mos të harrojmë se në emër të parandalimit të se keqes, administrata Bush vendosi të nise luftën në Irak, ndërkohë që kësaj radhe e keqja në tregun financiar amerikan u be e padukshme ose e papërfillshme.
Është për tu venë në pah se recetat qe të dy kandidatët parashtrojnë janë të përqendruara tek ulja e taksave, një ulje kjo më e madhe në rastin e recetës Obama për shtresat e mesme e të ulëta të Amerikës dhe më e vogël për të pasurit, recete kjo tradicionalisht e krahut të majte. Qëllimi është qartësisht i njëjte në rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve për të amortizuar një rënie më të madhe të mundshme të ekonomisë, por nuk duhet harruar se Amerika ka pak zgjedhje dhe në ketë rast. Deficiti i saj tregtar në 2007 ka kaluar 60% të GDP dhe kjo ulje tjetër e taksave do të kushtoje ne jeten e konsumatorëve amerikanë mbas disa vitesh. Megjithatë edhe kjo politike fiskale paraqet një rrezik qe mund të vështirësoje jo pak misionin e saj. Konsumatorët amerikane në pritje të një krize më të thellë edhe pse mund të kenë më të ardhura si efekt i uljes se taksave mund të mos shpenzojnë ashtu siç pritet. Dhe këtu do jete vendimtare figura e liderit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkohet një super president i cili të ngjalle besim, optimizëm, të vejë në motor ekonominë e madhe amerikane, t’u japë amerikanëve atë për të cilën ata kanë nevoje tani: Ëndrrën e tyre.
Barack Obama duket se është më i përshtatshëm për ketë mision. Nuk është se ai ka parashtruar ndonjë zgjidhje të krizës financiare qe krahasimisht mund të thuhet më e mire se ajo e Mc Cain, por ai ka një avantazh të dukshëm i cili vjen nga vete identiteti i tij.
Është vete ai, Barack Obama, që përfaqëson ndryshimin që ai kërkon të bëjë. Është një prind qe ende ka për të rritur dhe shkolluar fëmijët e tij, ndërsa Mc Cain është një gjysh qe edhe me gjithë eksperiencën e tij siç do gjysh mund të dale në pension.
Është një afro-amerikan qe vete me kandidimin e tij ka thyer një mit në Amerike, asnjë afro-amerikan nuk kishte shkuar kaq larg dhe për më tepër në qofte se behet president do ti tregoje të gjithë afro-amerikanëve se mund të harrojnë pretendimin se diskriminimi racial është përgjegjësja e gjendjes se tyre social-ekonomike.
Është një person qe si emër të dyte ka emrin Hussein, një emër të cilin bota myslimane e njeh shume mire dhe kjo do të jete mjaftueshëm qe të rrezoje të gjithë ato teza ekstremiste aq shume të përdorura nga Al-Qaida për një lufte të shenjte. Do jete shume më e vështirë për terroristet e Al-Qaed-ës të bindin myslimanë të moderuar se Amerika është e keqja me një president me emrin e dyte Hussein.
Dhe sikur e gjitha kjo mos të mjaftonte, ai është shume më modern në vete stilin e tij të të folurit, paraqitet si një dëgjues mjaft i mire dhe i aftë të ndryshoje mendim kur të jete nevoja. Mc Cain nga ana tjetër në krahasim me Obamen duket shume old-fashioned me gjithë eksperiencën e tij. Është një politikan i moderuar por sërish siç do konservator është instinktiv, i shpejte në gjykim dhe më me temperament të prere.
Barack Obama kaq i dashur për kontinentin e vjetër jo pa arsye, por për vete figurën e tij moderuese dhe ekuilibruese pa eksese, pa retorika qe ngatërrojnë Hyjnoren, por diplomatikisht i përmbajtur dhe taktikisht idealist duket më i afte të përballojë sfidat qe kriza financiare ka vënë në tavolinë.
Deri para zgjedhjeve një gjë është e sigurt se kushdo qe zgjidhet president do jete në një pozicion jo fort të favorshëm. Vete Obames do ti duhet të heqë dore nga programet e tij të Mbrojtjes se Shëndetit për shkak të deficitit në rritje, edhe lufta në Irak mund të vazhdoje, por faktori X qe avantazhon Obamen është ajo e besimit…shkolla e vjetër konservative është në krize. Të mirëpresim demokratin Obama.
(a.r/balkanweb)