Mbaron dashuria mes Kournikova dhe Iglesias
LOS ANGELES –Ndahet një prej cifteve më të përfolura në botën e VIP-ave. Enrique Iglesias e ka përëzënë e dashura nga shtëpia. Bëhet fajalë për ish-tenisten ruse Anna Kournikova. Këtë e ka bërë publike vetë këngëtari duke shpejguar se s’kishte ctë bënte tjetër pasi gjeti valixhet e tij në rrugë, jashtë shtëpisë. “Më la për një zënkë idiote”, tha Iglesias që jeton tashmë në një dhomë hoteli. “Ishte e tmerrshme, por e dija dhe e prisja që do të më linte një ditë”, shton ai. Po kështu këngëtari latino-amerikan ka rrëfyer se edhe pse kishte një lidhje të gjatë fejese me rusen, rreth 8 vjet, nuk kishte menduar aspak që kohet e fundit të martohej me të. “Dëshiroj ende të dëfrehem. Nuk kam ndër mend të sjelle në jetë fëmijë, është herët. Babai im, ai po, solli në jetë një bebe në moshën 92 vjec”, thotë Iglesias .
(d.b/Corriere/BalkanWeb)