Presidenti i ri, shoqëria civile sjell propozime
Ndërsa politika shqiptare është e fokusuar e gjitha në garantimin e Kushtetutës, pensionistët shtrojnë zyrtarisht alternativën e tyre.
Mehdi Shkreli, profesor në Universitetin e San Marinos është propozur zyrtarisht nga Bashkimi Popullor Shqiptar për postin e Presidentit të Republikës.
Emri i Shkrelit i është përsjellë në një letër të hapur partive politike dhe ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri. Edhe pse pret mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare Shkreli thotë se fokusin e ka tek votat e mazhorancës.
Ndërsa shoqëria civile sheh në postin e Kreut të Shtetit një grua. Në emër të koalicionit për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë, Sokol Hazizaj thotë se një grua në këtë post do të sillte më pak konliktualitet në politikën shqiptare.
Pavarësisht propozimeve ajo çka i pengon kandidatët janë mungesa e 20 firmave të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, për të hyrë zyrtarisht në raundet e mbetura të votimit.