E Diel, 1 Nëntor 2026

Brokaj: Berisha ose do pranojë president konsensual, ose shkon në zgjedhje të parakoshme

Share

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-deputeti Sabit Brokaj, ka thënë se përballë Berishës kanë mbetur dy zgjedhje: ose do të pranojë një president konsensual, ose do ta fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.

E ritheksoj dhe njëherë se tashmë Berisha e ka shumë të vështirë të bëjë pazare për Presidentin e ri të Republikës. Madje tani që nuk ka të garantuar dhe ka shanse zero për të marrë dhe votat e LSI të drejtuar nga Ilir Meta, Sali Berisha është “shah-sheh”, nëse i referohemi lojës së shahut. Ai ka dy alternativa, ose të kërkojë deri në fund zgjedhjen e një Presidenti nga radhët e PD dhe në pamundësi për ta arritur këtë të çojë vendin në zgjedhje të parakohëshme, ose të humbasë Presidentin(mbretëreshën) dhe të pranojë një kandidat konsensual, të pranuar nga të gjitha partitë politike, si simobl të unitetit të popullit e garant të Kushtetutës. Unë i qëndroj idesë se Berisha si gjithnjë do luajë deri në fund. Por për mendimin tij zgjedhjet e parakohëshme dhe hyrja në këto zgjedhje me një qeveri teknike do ishte zgjidhja më me vlerë në këtë ngërç të krijuar e që do ta zgjidhte çështjen njëherë e mire, ka thënë Brokaj në një intervistë për shqiptarja.com.

Brokaj është shprehur se LSI duhet të largohet nga koalicioni me PD-në dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo ndodh, sipas tij, e majta do të fitonte zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›