E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha para dy zgjedhjeve: President konsensual, ose mocion mosbesimi

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Në letrën publike që u dërgoi kryetarëve të partive parlamentare në 30 prill, Rama kërkoi një takim të përbashkët me ta për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual (http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/letra-Berisha-fq.1.pdf;http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/letra-Berisha-fq.2.pdf ) Në takimin e sotëm mes përfaqsuesve të PS-së dhe PD-së, të kërkuar nga këta të fundit, steka u ngrit përveç diskutimit rreth një presidenti konsensual, PS-ja kërkoi që në një takim të përbashkët të Ramës me kryetarët e partive parlamentare të diskutohen edhe tre çështje të tjera. Konkretisht, u kërkua të diskutohet edhe për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, dhe heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Të trija këto kërkesa ishin pjesë e çështjeve që Rama diskutoi me Metën në takimin që pati me të në Hotel Sheraton para disa ditësh. Gjithashtu, këto tri kërkesa kanë qenë një refren i vazhdueshëm në gojën e diplomatëve perëndimorë javët e fundit.

Interesant është fakti se shtimi i tyre vjen një ditë pasi Rama bëri thirrje publike në blogun e tij për bashkimin e votave në Kuvend, me synim zëvendësimin e Kryeministrit Berisha me dikë tjetër. Me fjalë të tjera, Rama po e vë Berishën para dy opsioneve: Ose prano një president konsensual dhe një paketë të plotë reformash që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE, ose ballafaqohu me një mocion mosbesimi në Kuvend. Duket se dyshja Rama-Meta e ka siguruar ose është afër sigurimit të 71 votave për mocionin e mosbesimit ndaj Berishës.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/27/rama-ia-ngre-steken-berishes-ne-lojen-presidenciale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›