E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti italian uron Osmanin për pavarësi: Roma, e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit në BE

PRISHTINË, 16 shkurt/ATSH/ Presidenti i Italisë, Sergio Matarella, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ne letër presidenti italian, Matarella thekson se Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës.

Ai ka thënë se marrëdhënia e miqësisë së thellë që bashkon vendet tona shprehet përmes angazhimit të përbashkët dhe të vazhdueshëm në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si parakusht thelbësor për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndrysheme, raporton KosovaPress.

“Në këtë drejtim, Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës dhe të mbarë rajonit. Arritja e këtij objektivi, për të cilin Italia do të vazhdojë të kontribuojë, mbetet thelbësore dhe kërkon një shtytës të re për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Mattarella.

Kosova, të martën shënon 18-vjetorin e pavarësisë. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›