E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon mbërrin në Kosovë

24-07-2012 / Gazeta 55

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjatë qëndrimt në Prishtinë do zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidenten, Atifete Jahjaga

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, mbërriti sot në orët e para të mëngjesit në Kosovë, në kuadër të një turi vizitash në rajonin e Ballkanit. Ai do të vizitojë UNMIK-un, por nuk do të shkojë në institucionet e Republikës së Kosovës. Kreu i OKB-së ka zgjedhur që takimet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, t’i zhvillojë jashtë institucioneve kosovare që, sipas deklaratave të tij, e viziton në kuadër të Rezolutës 12/44, e cila e Kosovën e vendos nën administrimin e misionit të OKB-së UNMIK”.
Vendimi i sekretarit të OKB-së është marrë për të shmangur keqkuptimet se
mos vizita e tij në Kosovë interpretohet si e barabartë me vizitat që ka zhvilluar në shtetet e tjera të ish- Jugosllavisë, i kanë thënë gazetës KOHA Ditore në Kosovë, burime diplomatike.
Institucionet e Kosovës, përkatësisht Zyra e Presidentes dhe Qeveria, janë marrë me përgatitjet për vizitën e Bann Ki Mun, por stafi i sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara fillimisht ka refuzuar që Ban të pritet me ceremoni shtetërore, pastaj ka anuluar daljet e përbashkëta të sekretarit të OKB-së me liderët kosovare në konferenca për shtyp, ku do të duhej të ishte edhe flamuri i Kosovës, ndërkaq së fundmi kanë kërkuar që takimet me Jahjagën e Thaçin, shefi i organizatës që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, t`i bëjë jashtë institucioneve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›