E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, kandidati i maxhorancës takon Ramën dhe Idrizin

Xhezair Zaganjori / Foto arkiv

Pas konsensusit të maxhorancës për emrin e tij, Xhezair Zaganjori duket se do ti drejtojë vetë bisedimet me krerët e partive për kandidimin për president.

Menjëherë pas takimit me kreun e PS-së, Zaganjori është takuar në një lokal në Tiranë edhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Zaganjori takon Ramën 

Kandidati i maxhorancës për president, Xhezair Zaganjori, ka zhvilluar sot një takim me kreun e PS-së në selinë rozë.

Zaganjori ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, ku është pritur nga kryetari Edi Rama, nënkryetari Gramoz Ruçi dhe deputeti Saimir Tahiri.

Takimi ka pasur në qendër kërkesën e Zaganjorit për mbështetjen e socialistëve në raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit. Pas përfundimit të takimit, Zaganjori ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, por pa dhënë detaje mbi atë çka është diskutuar.

Ai është shprehur se takimi është zhvilluar me iniciativën e tij dhe gjatë bisedës, kreu i PS-së është njohur me qëndrimin e Zaganjorit në kuadër të kandidimit për president.

Është hera e parë që takohemi me njëri-tjetrin.  Takimi i bë me kërkesën time. I parashtrova zotit Rama qëndrimin tim në lidhje me kandidimin, tha Zaganjori.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›