E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kemi gjetur naftë në fshatin e Edi Ramës

Sali Berisha

Kryeministri Berisha është shprehur sot se potenciali turistik i Himarës mund të trefishohet.

Duke folur në mbledhjen e KRTRRSH-së, Berisha theksoi se turizmi në Himarë duhet të zhvillohet në përputhje me natyrën.

Ai tha se është marrë mendimi i autoriteteve vendore për vendin ku duhet ndërtuar dhe ku jo.

Naftë në fshatin e Edi Ramës

Gjatë mbledhjes së KKRTRRSH-së, Berisha tha se në Shqipëri janë zbuluar disa vende të pasura me naftë. Sipas tij, njëra nga këto zona naftëmbajtëse është pikërisht fshati Mbreshtan, nga ku e ka origjinën kryetari i PS-së, Edi Rama.

Ky shpim ndodh në fshatin e Edi Ramës, fshat të cilin unë e kam vizituar dy herë dhe Rama  nuk e ka vizituar asnjëherë. Madje, sipas ministrit Olldashi, i cili gjithashtu është nga ai fshat, ai nuk e pranon fare që është nga Mbreshtani. Është një ndër vendet më të bukura në Shqipëri, por piktori doli i dështuar, pavarësisht peizazheve atje, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›