Presidenti kinez Hu Gjintao viziton SHBA

Presidenti kinez Hu Gjintao ka mberritur ne Uashington per nje vizite zyrtare ne SHBA.
Zv/Presidenti amerikan Xho Bajden i uroi i pari mireseardhjen udheheqesit kinez ne bazen e Forcave Ajrore Endrjus ne periferi te Uashingtonit pasditen e djeshme.
Me vone z.Hu mori pjese nje darke private me presidentin amerikan Barak Obama ne Shtepine e Bardhe. Ne kete darke moren pjese edhe Sekretaria e shtetit Hillary Clinton dhe Keshilltari per sigurimin kombetar Tom Donilon se bashku me homologet e tyre kinez. Bisedimet amerikano-kineze ne shkalle te gjere fillojne sot . Nje darke zyrtare eshte caktuar mbremjen e sotme.
Marredheniet tregtare dypaleshe dhe ekonomia pritet te jene ne krye te axhendes se takimeve SHBA- Kine.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibbs tha se ceshtjet globale politike si Koreja e Veriut dhe ambicjet berthamore te Iranit do te jene gjithashtu pjese te bisedimeve midis pales kineze dhe amerikane.
eshtja e te drejtave te njeriut ne Kine mbrojtja e prones intelektuale energjia forcimi i ushtrise kineze dhe tensionet shumepaleshe me Korene e Veriut jane gjithashtu ne axhenden e takimeve.
Mbas Uashingtonit presidenti kinez do te vizitoje qendren veriore amerikane te biznesit ikagon qyteti e trete me te madh ne Amerike perpara se te kthehet ne Pekin.