E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika ti japë fund konflikteve

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 22:02

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, të martën, porositi aktorët kryesorë të politikës shqiptare, që ti japin fund konflikteve, që mund të rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Dëshiroj t’i bëj apel të gjithë parlamentarëve pa përjashtim, pa i diferencuar ata, nëse janë të një krahu apo të një tjetri, por si përfaqësues të popullit, që të rikthejnë urgjentisht dimensionin demokratik parlamentar. Është mjaft i rëndësishëm dhe besoj ky dimension është i parë në një këndvështrim mjaft kompleks, së pari, si një detyrim qytetar, së dyti, që është shumë i rëndësishëm, në planin etik të komunikimit, të diskutimit dhe mbi të gjitha, në planin e dimensionit të vendimmarrjes, që është një element i rëndësishëm civil, në radhë të parë kushtetues për fatet e Shqipërisë, për prosperitetin e këtij vendi, i cili sot, më shumë se kurrë është afër familjes evropiane”, deklaroi presidenti Topi.

Topi tha se, duhet patjetër dhe rifitimi me shumë seriozitet i dimensionit institucional, jo thjesht në Parlament, por në të gjitha institucionet e Shqipërisë.

Lidhur me çështjen e videos ku akuzohet Ilir Meta për afera korruptive, Presidenti i Shqipërisë përsëriti se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›