E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kinez bën thirrje për bashkim me Tajvanin

"Arritja e ribashkimit në mënyrë paqësore është ajo që do t'i përgjigjej më mirë interesave themelore të popullit kinez, përfshi bashkëpatriotët tanë të Tajvanit. Ne duhet të forcojmë kundërshtimin tonë ndaj pavarësisë së Tajvanit(...) dhe të promovojmë shkëmbime të ngushta mes bashkëpatriotëve në të dyja krahët" tha Presidenti kinez gjatë festimeve me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit, që i dha fund regjimit perandorak.

Tajvani është de facto i pavarur që prej vitit 1949, por Pekini e konsideron si një ishull rebel, duke mos përjashtuar forcën për ta vënë atë në ndikimin e tij.

Që prej zgjedhjes së presidentit Ma Ying-jeou në vitin 2008, përkrahës i përmirësimit të lidhjeve me Kinën, marrëdhëniet mes dy territoreve janë në nivelet më të mira se kurrë më parë./Start/

                                                                                             2011-10-09 15:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›