E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel-Sarkozi: Ndryshime kyçe në Eurozonë

Kjo u bë e ditur gjatë një konference të përbashkët për shtyp të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Nikolas Sarkozi, pas takimit që ata patën sot në Berlin.

Sarkozi u shpreh se Parisi dhe Berlini do të propozojnë “modifikime të rëndësishme të traktateve evropiane”, duke shtuar se ai është për një “integrim më të madh të zonës euro”.

Merkel theksoi se “qëllimi është të kemi një bashkëpunim më të ngushtë dhe detyrues të vendeve të Eurozonës për shmangien e deficiteve buxhetore”.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-09 20:33
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›