E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti malazias anuloi vizitën në Beograd

Takimi ndërmjet presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, dhe atij malazias, Filip Vujanoviq, i paraparë të mbahet sonte për orën 20, është anuluar, njoftoi shërbimi për shtyp i Nikoliqit.

“Takimi ndërmjet dy presidentëve nuk do të ndodhë për shkak të kushteve jashtëzakonisht të këqija atmosferike, që e kanë pamundësuar ardhjen e presidentit malazias në Beograd”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidencës serbe.

Nga Podgorica nuk ka farë komenti lidhur me këtë shtyrje, andaj mund edhe të spekulohet që ka ndonjë arsye tjetër për mos udhëtim të Vujanoviqit në Beograd, pasi edhe kushtet atmosferike sot nuk ishin aq të këqija, siç thuhet në komunikatë.

Në takimin e paradokohshëm të presidentëve të vendeve ë rajonit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi ishte Nikoliq i vetmi ai që mungoi, për, siç u tha në Beograd, pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›