Samiti i klimës rrezikon të dështojë

Udhëheqësit botërorë kanë shprehur shqetësimin se takimi global mbi klimën që po zhvillohet në Kopenhagë rrezikohet të dështojë. Ata nënvizuan dallimet e thella mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra në diskutimet se kujt i takon përgjegjësia për uljen e nivelit të ndotjes së atmosferës dhe kush do të përballojë koston e këtyre masave.
Presidenti francez Nikolas Sarkozy paralajmëroi sot për rrezikun e një katastrofe politike, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tha se do të ishte më mirë që Uashingtoni të tërhiqej nesër nga takimi për klimën, se sa të nënshkruante një traktat të keq.
Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha vendeve të kapërcejnë kufijtë e pranueshëm prej tyre për të arritur një marrëveshje në konferencën e OKB-së.
Mbi 100 krerë shtetesh, përfshirë Presidentin amerikan Barak Obama mblidhen nesër në Kopenhagë për një takim një ditor.