E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, maxhoranca shpall kandidatin e vet

Bëhet fjalë për Xhezair Zaganjorin, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese.

Kandidati i shumicës erdhi pas mbledhjes që kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri me krerët e partive aleate në koalicionin qeverisës, i treti gjatë ditës së sotme.

Prof.As.Dr. Xhezair Zaganjori lindi më 9 mars 1957 në Shkodër. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Evropiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë.

Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë. Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2002 “Profesor i Asociuar”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.

Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
/Start/

                                                                                             2012-05-29 22:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›