E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo është gruaja e Rupert Murdoch që bën kung fu (FOTO +VIDEO)

Ishte një moment frike në parlamentin britanik.

Në mes të dëshmisë së manjatit të medieve, Rupert Murdoch, një person e qëllon me një pjatë me shkumë rroje.

Por në sytë e medias ka mbetur menjëherë reagimi i bashkëshortes së 80 vjeçarit. Wendi Deng, 42 vjeç, u ngrit menjëherë nga vendi dhe i futi një të djathtë sulmuesit. Çfarë reagimi, çfarë goditje.

E veshur me një xhaketë rozë, ajo është bërë heroinë në mediat kineze. E shpejtë si një tigër, shkruanin ato. Edhe mediat britanike merren me të: gati sa nuk e çau në dysh, shkruajnë ato.

Por kush është kjo grua?

Kur ishte 19 vjeç nisi të marrë mësime anglishteje nga një çift që punonte në Kinë. Mësueses së saj i rrëmbeu burrin, dhe me ndihmën e tij shkoi në SHBA. Ajo studio për ekonomi në Kaliforni e më pas në universitetin elitar Yale. Ajo u martua në vitin 1990 me një mësues anglishteje dhe pas vitesh u ndanë. Tani kishte para, një punë dhe një Green Card. Në vitin 1997 ajo u njoh me Murdoch me të cilin u martua në vitin 1999. U desh vetëm një minutë që njeriu i fuqishëm i medieve të dashurohej me kinezen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›