Presidenti per vitin 2011

E enjte 29 Dhjetor 2011 1826
BAMIR TOPIPresidenti Bamir Topi i kthen edhe njehere pergjigje akuzave te kryeministrit Berisha se ka vepruar ne papajtueshmeri me programin e PD-se gjate ushtrimit te detyres se tij. Ne nje interviste per radion Dojce Vele kreu i shtetit tha se keto akuza tregojne se ai ka vepruar ne menyre korrekte dhe kushtetuese si President i Republikes.
Do te thoja qe eshte nje lajm i mire kur presidenti cilesohet si i shkeputur nga interesat partiake. Ju e dini qe ne momentin kur une u zgjodha qe te vija ketu ne Presidence kisha dhe nje detyrim kushtetues per te hequr dore nga cdo impenjim partiak. Fakti qe Presidenti akuzohet ne kete linje eshte tregues i korrektesise institucionale dhe konstitucionale te Presidentit ne permbushje te detyrimeve madhore te tij si President i Republikes eshte shprehur Topi. Sa i takon nje analize te zhvillimeve te vitit 2011 Topi vecon ngjarjet e 21 janarit qe sipas tij perpos mospermbushjes se kritereve politike ndikuan ne mos marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Ngjarjet qe nuk do te deshiroja te ndodhnin jane ato te 21 janarit. Ngjarje qe krijuan nje situate shume te rende ne Shqiperi dhe besoj se krijuan ate kusht paraprak qe te mos merrej ne konsiderate si nje element pozitiv ne integrimin e Shqiperise ne BE. Pra mosmarrja e statusit te vendit kandidat per ne BE pervec disa elementeve te tjere qe lidhen me plotesimin e rekomandimeve te Komisionit Europian patjeter qe jane te influencuara dhe nga ngjarjet e janarit. Topi foli edhe per luften anti-korrupsion qe sipas tij duhet te zhvillohet ne koherence nga te gjitha institucionet. Sipas tij eshte e domosdoshme qe te gjithe politikanet te gjithe punonjesit e sistemit te drejtesise prokurore gjyqtare duhet ta leshojne imunitetin e tyre. Gjithashtu sot Presidenti Topi ka dhene nje interviste edhe per Zerin e Amerikes ku ka deklaruar se bashkepunimi mes pozites dhe opozites eshte vetem fillimi i kthimit te vendit ne normalitet.ShareTweet