E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skadon afati per pronat

E enjte 29 Dhjetor 2011 1634

PRONATQeveria shqiptare pritet qe ne fillim te viti te dale me nje strategji te re per ceshtjen e pronave. shte kjo arsyeja pse Kuvendi nuk mori vendim lidhur me shtyrjen e afatit ne menyre qe qytetaret te aplikojne per njohjen dhe kthimin e prones.

31 dhjetori 2011 eshte dhe afati i fundit kur mund te dorezohen kerkesat prane zyres se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Tirane. Edhe pse ky afat skadon drejtori i pergjithshem i agjencise Elvis Cefa thote se puna nuk do te ndalet ne muajin janar. Shtyrja e afatit eshte e domosdoshme pasi jane me mijera dosje te mbetura ende pezull qe kane nevoje per rishqyrtim. Por jo vetem nje tjeter arsye eshte fakti qe qeveria pritet te beje disa ndryshime ne kete ligj me synim lehtesimin e disa procedura per qytetaret. Qeveria eshte detyruar qe vit pas viti te shtyje afatin e aplikimit per njohjen dhe kthimin e pronave. Vendosja e nje afati te tille ka per qellim mbylljen e ketij super procesi si dhe llogaritjen per kompensimin e pronareve. Por nje pune e tille duket se nuk ka nje afat te qarte se kur do te perfundoje.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›