Shtyhet deri më 31 mars amnistia fiskale
29/12/2011 Qeveria në mbledhjen e fundit miraton aktin normativ
Pritet mesi i janarit për t’u votuar nga Kuvendi i Shqipërisë
Qeveria shqiptare shtyu me tre muaj amnistinë fiskale për të gjitha kategoritë e personave. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ që parashikon këtë shtyrje, “Për një ndryshim në ligjin nr. 10 418 «Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor»”. Miratimi i këtij akti ka të bëjë me shtyrjen nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012 për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese. Këtu përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Nevoja për të ndryshuar afatin ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave të qytetarëve, veçanërisht gjatë muajit dhjetor. Hartimi dhe miratimi i një akti të tillë normativ u paralajmërua disa ditë më parë nga vetë Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së. Në deklaratën e tij të atëhershme bëhej fjalë vetëm për dy muaj, ndërkohë që qeveria duket se e ka parë të nevojshme shtyrjen edhe për tre muaj të tjerë. Komuniteti i biznesit në mesin e muaji dhjetor përmes kryetarit të Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka kërkoi shtyrjen me gjashtë muaj të zbatimit të amnistisë fiskale. Ndërsa kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, tha se tashmë janë vërsulur tri grupe: janë qytetarët-pronarë të apartamenteve, shoqëritë imobiliare dhe ndërtuesit, sidomos në Tiranë, që e kanë kuptuar ligjin shumë mirë dhe po legalizojnë asetet e tyre pranë zyrave të regjistrimit. Ligji për amnistinë fiskale nisi zbatimin e tij në gjysmën e parë të muajit maj, ndërsa në fund të këtij viti ishte parashikuar që të ishte afati i fundit i përfitimit nga ky ligj. Kjo iniciativë ka në qendër të saj qytetarin dhe interesat e tij, e konkretisht të gjithë ata që kanë blerë pasuri të paluajtshme, toka apo apartamente, dhe që për shkak të ndryshimit të shpejtë dhe shumë të madh të tregut të pasurive të paluajtshme vitet e fundit do të paguanin një tatim të madh mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme, mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerë tregu. Tarifa për këtë rivlerësim është vetëm 1% e shumës që rivlerësohet, pra diferencës midis shumës së rivlerësuar dhe shumës që ekziston e regjistruar në zyrat e hipotekës. Kjo do të thotë që secili prej individëve në çastin e shitjes së pasurisë do të paguajë një taksë dhjetë herë më të vogël se taksa që do të paguante dhe do të paguajë normalisht sipas ligjit. Nga ligji në fjalë nuk përfitojnë nga legalizimi i të ardhurave monetare apo nga falja e disa prej detyrimeve tatimore zyrtarët si dhe personat e lidhur me ta, që kanë apo kanë pasur detyrimin për deklarim të pasurisë së tyre.
Individët
Individëve u falen të gjitha taksat dhe tatimet e papaguara deri në fund të vitit 2010, taksa vendore apo kombëtare; detyrimet e papaguara për makinat e importuara deri në fund të vitit 2010, u falen gjobat dhe interesat e llogaritura në doganë, nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit.
Biznesi i vogël
Të gjithë qytetarët që kanë të regjistruar biznes të vogël do të konsiderohen se i kanë paguar të gjitha detyrimet tatimore konform ligjit deri më 31 dhjetor 2010. Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3%. Të gjithë të vetëpunësuarve, u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe gjobat e kamatëvonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Personave fizikë, biznes i vogël u falen gjobat dhe kamatëvonesat për të punësuarit e tyre deri më 31 dhjetor 2010.
Biznesit të madh
Të gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri pajisje me vlerë poshtë vlerës se tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre, duke i pasqyruar në bilancin e vitit 2011. Falet borxhi tatimor e doganor, me gjithë komponentët e tij, gjoba dhe kamatëvonesa deri më 31 dhjetor 2008. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit doganor për vitin 2009 u falen detyrimet që lidhen me këtë borxh, ndërsa për vitin 2010, nëse paguajnë 100% të prinicipalit të borxhit doganor, u falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Nuk falen:
- Detyrimet tatimore e doganore për vitin 2011 dhe një pjesë e atyre të viteve 2009 dhe 2010. Bizneset duhet të përfitojnë nga ky proces që të formalizojnë një herë e përgjithmonë marrëdhënien me administratën fiskale.
- Nuk përfitojnë nga kjo amnisti të gjitha veprat penale që bëjnë pjesë në veprimtarinë e krimit të organizuar, përfshirë dhe kundërvajtjet penale që kanë të bëjnë me fshehjen dhe mospagimin taksave.
- Nuk përfshihen të gjithë zyrtarët e lartë si dhe personat e lidhur me ta, që kanë apo kanë pasur detyrimin për deklarim të pasurisë së tyre.
Kryeministri prezanton arritjet e qeverisë shqiptare të vitit
Berisha shmang komentet për kartolinën “nudo” të Ramës
Kryeministri Berisha në analizën njëvjeçare për vitin 2011 e cilësoi si vitin më të shkëlqyer dhe se reformat e suksesit të ndërmarra nga qeveria shqiptare bënë që ai të regjistrohet si një nga vitet e suksesit në të gjitha fushat. Kreu i qeverisë bëri një ekspoze të gjerë për rreth 60 minuta të arritjeve të qeverisë në këtë vit, edhe pse tha se për shkak të kohës përmendi vetëm 1/5 e tyre. “Do të jenë ministrat që në javët e para të janarit do të paraqesin bilancet e këtij viti në mënyrë të detajuar”, - tha kreu i qeverisë. Në listën sukseseve Berisha përmendi ngjarjet e 21 janarit, sipas tij të pamotivuara, por që morën përgjigje kushtetuese dhe ligjore. “Shqipëria u faktua si një vend i shtetit ligjor për të dhënë mesazhe se askush dhe kurrkush, se një qeveri të zgjedhur me votë të lirë do të mund ta nxjerr nga pushteti apo të marr pushtet me dhunë”, - tha Berisha, duke përmendur në këtë kontekst edhe zgjedhjet vendore të 8 majit. Në përgjigje të interesit të gazetarëve Kryeministri shmangu komentet direkte për përmbajtjen e kartolinës së kryesocialistit Rama dhe tha se preferon komunikimin me SMS përmes celularit. “Unë nuk bëj kartolina online, bëj një kartolinë me logon e Këshillit të Ministrave, është një kartolinë që e dërgoj si kryeministri”, - tha Berisha.
Zgjedhja e Presidentit
“Çdo koment jashtë kuadrit kushtetues është absolutisht joproduktiv. Një nga 3-4 shtyllat më themelore të demokracisë është kushtetutshmëria. Zgjedhja e Presidentit është e përcaktuar në Kushtetutë. Qëndrimi i tij është i përcaktuar në Kushtetutë dhe, nëse kjo karrige kthehet në një parti të madhe apo parti të vogël, ajo është për Presidentin e Republikës.”
Reforma zgjedhore
“Fillimisht ia lashë në dorë opozitës që ta hartonte Kodin Zgjedhor nëse jepej miratimi nga Komisioni i Venecies dhe OSBE-ja. Por ajo refuzoi, se e dinte që do të bëhej qesharake, pasi edhe me kodin që do të hartonte vetë do t’i humbte zgjedhjet. Atëherë u vendos që të hartohej bashkërisht. S’mund të pranojmë propozimet e opozitës, por besoj se do të ketë konsensus.”
Kriza ekonomike
“Është e vërtetë që kriza është e thellë dhe, si e tillë, kjo krizë e zgjatur nuk mund të mos ketë pasoja në çdo segment të ekonomisë globale. Por unë ju garantoj se Shqipëria nuk do të njohë recension. Po të shohim reformat që u kërkohen vendeve në krizë, janë reforma që Shqipëria i ka kompletuar, dhe këtë e konfirmuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.”