Aksidentet, Topi:Shoferë bëni kujdesrespektoni rregullat
TIRANE- “Mos mendoni vetëm ditën e tragjedive të mëdha, Shteti ka strukturat e veta, por cdo qytetar duhet të sillet në mënyrë shumë të qytetëruar. Të mendojnë për vete e fëmijët. “- Apeli i qartë ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve erdhi sot nga Presidenti Topi, vetëm pak minuta pasi kishte vizituar brenda në ambientet e Spitalit ushtarak të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur të dielën pasdite në aksin Rrëshen.- Fushë Arrëz. Autobusi me pasagjerë doli nga rruga dhe ra në greminë për pasojë gjetën vdekjen 14 persona 12 të tjerë u plagosën.
Presidenti Topi nënvizoi që ky mesazh të jetë mbi të gjitha për drejtuesit e automjeteve që janë në shërbim të qytetarëve, (shoferë të transportit urban) tani në kulmin e sezonit veror.
“ Simodos drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes. Jemi në kulmin e sezonit të turizmit.Jeta dhurohet vetëm një herë. Duhet të rritet ndjeshëm standardi i edukatës së qarkullimit rrugor. Duhet të bashkëpunojmë me forcat e rendit me ligjin. Nuk duhet parë polici rrugor si personi që vendos gjobën, por si personi që i shërben ligjit e qytetarëve.”
Presidenti Topi vlerësoi rolin e ekipit mjekësor të Spitalit Ushtarak të cilët në aksidente të tilla kanë dëshmuar organizim dhe gadishmëri. Në Spital ndodhen të shtruar 10 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë, Erikson Peraj dhe Raisa Mustafa janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
(s.g/balkanWeb)