Konfliktual, edhe komunikimi
TIRANE - Edhe tani, kur më së fundi në zbatim të Rezolutës së PE-së u ra dakord për të ngritur një komision parlamentar hetimor me shumicë të anëtarëve të opozitës dhe të kryesuar nga ajo, përsëri ngrihen dhe qarkullojnë dyshime rreth suksesit të formimit të këtij organizmi ad hoc dhe zgjatjes së veprimtarisë së tij. Dyshime të tilla mbështeten edhe te mënyra e komunikimit ndërmjet politikanëve tanë nga të dyja krahët, që konturuan konfliktin tashmë më se njëvjeçar dhe e çuan atë në përmasa shqetësuese.
Që atë ditë të miratimit të Rezolutës, në sallën e madhe të Strasburgut, nga foltorja e parlamentit tonë kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës që të nisin bashkë, sa më parë, shqyrtimin e materialeve të votimit, megjithëse ka qenë opozita ajo që ka parashtruar nisma ligjore konkrete rreth këtij shqyrtimi, nisma të cilat maxhoranca i ka hedhur poshtë. Ndërsa, kronikës së po asaj dite, i përket edhe deklarata e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, e cila si zakonisht, me kokën firifiu na u drejtua ne të gjithëve, se votimi në PE duhet të jetë mesazh shumë i mirë, i mirëkuptuar edhe për socialistët shqiptarë, të cilët kanë parë që, me gjithë përpjekjet e tyre për të bllokuar votimin e kësaj Rezolute, nuk ia kanë dalë as kësaj radhe(?!). Edhe me këto dy deklarime fillestare bëhet e qartë një nga karakteristikat kryesore të komunikimit konfliktual, synimi themelor i të cilit është dominimi mbi kundërshtarin dhe përjashtimi i tij. Ndonëse në raste të tilla gjuha nuk shërben dhe nuk duhet të shërbejë vetëm për beteja apo sulme, por sidomos për shkëmbime mendimesh dhe informatash, nëpërmjet një kodi të përbashkët, që zakonisht quhet, ose thirret “mirëkuptim”.
Një tjetër synim i këtij lloj komunikimi të dëmshëm ka të bëjë, në pamundësi të përjashtimit të alternativave të kundërshtarit, me zgjatjen sa të jetë e mundur më tepër të shuarjes, me mënyrën më efikase, të konfliktit. Dhe, për arritjen e këtij synimi, mund të shërbejë edhe përpjekja për ta zhvendosur oponentin tënd politik nga pozicioni i tij dhe për t’i rezervuar një qoshe, që me siguri nuk është dhe nuk mund të jetë aspak e përshtatshme për të. Siç nuk është në situata të tilla, veprim i pranueshëm për zgjidhjen e problemit që ka gjeneruar një krizë të rëndë. Këtë ide, në rastin tonë e ilustron edhe një deklaratë tjetër (duke vazhduar t’i përmbahemi fundjavës së kaluar), e shprehur nga një prej deputetëve të maxhorancës, Osman Metalla, i cili shqiptoi jo ndonjë mendim personal, por atë të përsëritur nga grupi i tij parlamentar, se me hapjen e materialeve zgjedhore, fletët e votimit digjen.
Mbase nuk ia vlen të përmendim këtu edhe disa fjalë, por me të njëjtën përmbajtje, të thëna prej ndoca deputetëve të tjerë të maxhorancës. Sepse, as mund të mendohet që brenda radhëve të maxhorancës sonë qeverisëse të kultivohet dhe zhvillohet, së paku tani për tani, diversiteti i opinioneve, përderisa prej vitesh është provuar që pjesëtarët e kësaj maxhorance renditen në një rresht dhe hedhin hapat me një ritëm pas prijësit që i komandon. Ky peizazh stërvitjesh ushtarake u shfaq edhe këto ditë, kur më së fundi del në krye të grupit parlamentar të partisë demokratike, zoti Berisha dhe, pasi njoftoi delegimin e Patozit për të biseduar me deputetët e opozitës rreth ngritjes së komisionit hetimor, direktivoi ngushtimin e objektit të këtij komisioni, shpalli që rinumërimi i fletëve të votimit mund të bëhej vetëm me vendime të gjykatave, ose fundja edhe të Gjykatës së Strasburgut, së cilës edhe në Shqipëri na iu njihkërka supremacia.
Ja pra, pikërisht rinumërimin e fletëve të votimit, që jo vetëm kërkon një kohë më të shkurtër se çdo proces tjetër hetimi, por edhe “vulos” rezultatet e hallkave të tjera të veprimtarisë së komisionit në fjalë, zoti Berisha, ai që çuditërisht falenderoi në Dubrovnik zotin Swoboda për miratimin e Rezolutës me amendamentet e të majtëve të PE-së, tani i kthehet skemës së vet të njohur të bllokimit, braktisja e së cilës do të kërkonte kohë dhe negociata të tjera bisedimesh, këtu apo jashtë vendit. Dhe, kjo deklaratë bëhet në një kohë kur dihet fare mirë që krijimi i të gjitha kushteve të mundshme komisionit hetimor do të ishte esenca e një kompromisi të ndershëm, funksional dhe të domosdoshëm. Në të kundërtën, sikurse është bërë e njohur tashmë prej opozitës, djegia e fletëve të votimit, siç e theksoi përsëri kryetari i KQZ–së, Arben Ristani, përbën fundin e çdo përpjekjeje për kompromis, por edhe ndarjen e saj përfundimtare me këtë parlament. Në këto radhë përmendën vetëm dy prej karakteristikave më të njohura dhe të kapshme të komunikimit konfliktual. Dhe, për ilustrim morëm disa deklarata, që dikush mund t’u vinte emërtimin “polemikë”, të cilat kështu të shpien te ideja e konflikteve verbale ndërmjet politikanëve. Por, konflikti nuk dallon vetëm te elita politike. Në kushte të caktuara, si këto në Shqipërinë e këtyre muajve, konflikti funksionon në të gjitha nivelet dhe përmasat e shoqërisë. Harmonia sociale dhe konflikti social çmohet se, në përgjithësi paraqesin dy situata të njëjta, por me logjika të ndryshme, të kundërta sociale. Atëherë, rrugëdalja nga diskursi konfliktual do të shtrihej në dy zgjidhje absolutisht antagoniste: fitore, ose humbje. Nuk do të kishte kurrfarë gjysmë zgjidhjeje.
(G.SH/BalkanWeb)