Kosovë, raundi i dytë i zgjedhjeve në Partesh

Në Partesh po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në zgjedhjet e balotazhit garojnë Nenad Cvetkoviç i Iniciatives Qytetare “Zaviçaj” dhe Todor Mirkoviç, i Iniciatives se Listës së Bashkuar Serbe. Në raundin e parë të zgjedhjeve nga katër kandidatët që morën pjesë në garë Cvetkoviç kishte fituar 47.68 për qind të votave, ndërsa Mirkoviç kishte fituar 25.46 për qind të votave.
Balotazhi në komunën e Parteshit do të monitorohet nga përfaqësuesit nderkombetare. Ndërkohë Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e balotazhit, të cilat po mbahen në Komunën e Parteshit.
ALSAT