Maqedoni, kreu i PDSH, Menduh Thaçi bën thirrje për ndërprerjen e protestave
“Shqiptarët nuk duhet të bëhen ‘mish për top”
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka bërë thirrje simpatizantëve të partisë së tij, që të mos dalin në protesta të cilat janë paralajmëruar për ditët në vijim, Sipas tij nuk është koha e protestave, andaj nuk duhet bërë pre e caqeve të ndryshme. Thaçi tha se shqiptarët nuk duhet të bëhen ‘mish për top’. Këto deklarata Thaçi i ka bërë mbrëmë në mitingun e PDSH-së në Çair ku ka bërë promovimin e kandidatit të saj për komunën e Çairit, Muhamed Thaçi.
“Sinqerisht ju lus, më besoni mua, nuk ka nevojë tani për protesta. Nuk ka nevojë ju lutem, duan të përdorin shqiptarët ‘mish për top’, këtë e bënë BDI-ja dhe këtë e bën Ali Ahmeti. Duan të na habisin mendjen prej këtij përcaktimi që do të jetë gjithëkombëtarë. Prej datës 24 duan të na hamendni që të orientohemi në një aktivitet tjetër. A ka sqarim më të madh dhe më të sinqertë për ligësinë e këtyre protestave para ambasadës së Serbisë që organizoi Fazli veliu. Pse i organizoi, pse ata e rrëzuan lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, po as një lapidarë nuk kanë arrit në asnjë qytet shqiptarë për këto 10 vjet ta vendosin”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.