Shperthim me eksploziv ne banesen e biznesmenit te pikave te basteve

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të rrugës “Myslim Keta” në Tiranë.
Një sasi eksplozivi e hedhur me forcë nga dritarja e një automjeti ka synuar oborrin e banesës së një biznesmeni të pikave të basteve dhe palestrave sportive.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 pas mesnate në zonën që njihet si rruga e 3700-tës.
Biznesmeni Alban Beka, me familjen kanë qenë me pushime dhe në banesë mësohet se nuk ka patur njeri kur ndodhi shpërthimi.
Edhe sasia e lëndës eksplozive ishte e vogël, duke dëmtuar vetëm portën e oborrit të banesës.
Një grup hetuesish të Komisariatit numër 4 dhe drejtorisë së policisë së qarkut nisën hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të ketë për motiv konkurrencën.