E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti rumun fyen rëndë shqiptarët

“Të gjithë shqiptarët janë plehra, janë si arixhinjtë”, citojnë mediat italiane presidentin rumun.

Basesku ka thënë se pavarësia e Kosovës përfaqëson një akt ilegal dhe për këtë arsye Rumania nuk e njeh shtetin më të ri të Evropës.

Presidenti rumun shton se nuk ka asnjë marrëveshje bilaterale mes Prishtinës dhe Beogradit që do të sillte të mira për të dyja palët.

Deklaratat e rënda të presidentit të Rumanisë, Trajan Basesku, janë publikuar sot nga një pjesë e mediave italiane. “Shumë shpejt do të mbyllet çdo raport diplomatik me Prishtinën”, ka theksuar ndër të tjera ai. /Start/

                                                                                             2011-07-12 13:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›