E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb, deklarata politike ne Kosove

Megjithese u zotua per te respektuar kuadrin e nje vizite me karakter civil-fetar, presidenti i Serbise, Boris Tadic, nuk nguroi te bente deklarata me karakter politik gjate qendrimit ne Kosove. Vizita dyditore e kreut te shtetit serb, ishte parashikuar te realizohej ne kuader te festimeve ne vigjilje te Krishtlindjeve Ortodokse. Presidenti Tadic i shoqeruar nga nje delegacion dhe qindra serb pritej, ashtu sikurse ndodhi, te vizitonte Manastirin e Decanit dhe Patriarkanen e Pejes. Gjate kalimit ne kufi eskorta e delegacionit serb u godit me gure nga aktiviste te levizjes Vetevendosja dhe qytetare te shumte te Decanit, qe kundershtonin viziten e presidentit serb. Edhe kesaj radhe ardhja e presidentit serb ne Kosove shkaktoi protesta ne Dukagjin dhe me gjere. Nga ana tjeter efektiva te shumte policore te KFOR-it dhe EULEX-it mundesuan sigurine e eskortes se delegacionit, gjate qendrimit ne Kosove. "Kjo eshte toka jone. Gezuar Krishtlindjet!",-u shpreh dje Tadic, duke leshuar keshtu nje tjeter sinjal politik qe kundershton hapur pavaresine e Kosoves. Nderkohe gjate festimeve se djeshme te Krishtlindjeve Ortodokse, Tadic kundershtoi hapur mundesine e largimit te institucioneve paralele te Serbise ne Kosove. Sipas tij, ndermarrja e nje hapi te tille nenkupton pranimin e nje zhvendosje afatgjate te serbeve nga territori i Kosoves. "Ne nuk do te pranojme te largojme institucionet tona. Kjo eshte e pamundur. Nese do te benim kete do te pranonim qe ne plan afatgjate te kishte zhvendosje te serbeve nga Kosova dhe ne te njejten kohe do te thoshte se serbet nuk do te kishin as shkolla, as sherbim shendetesor e social si dhe te tjera nevoja shoqerore",- tha Tadic nga Decani per "TV Mostin" e Zvecanit. Sipas tij megjithese, shume shtete te fuqishme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, po bejne presion per largimin e strukturave paralele serbe nga Kosova, kjo gje nuk do te ndodhe. Nderkohe gjate prononcimit dy dite me pare, diten e premte, mesazhi i tij permbante thirrje per paqe nderetnike dhe respektim te besimeve fetare respektive. "Dua ta porosis popullin tone kudo qe ndodhet, qe te jetoje ne paqe dhe kjo eshte ajo qe na duhet ne keto kohe. Ua drejtoj porosine e paqes edhe njerezve te feve te tjera, duke dashur qe te lidhemi, duke mos hequr dore nga identiteti yne nga vlerat, nga kisha dhe besimi, duke besuar ne paqe. Kjo eshte porosia ime ne prag te Krishtlindjeve",- u shpreh ai. Megjithe kushtezimet e nderkombetareve per normalizimin e marredhenieve me Kosoven si kusht per marrjen e statusit kandidat per ne BE, Serbia vijon politiken e saj radikale ndaj Kosoves. Nga ana tjeter heqja dore nga politika e mbeshtetjes se nendheshme ndaj bandave te armatosura serbe, lejimi i autoriteteve policore dhe doganore kosovare ne veri te Mitrovices, si dhe zbatimi i marreveshjeve te arrira ne kuader te dialogut teknik midis dy vendeve mbeten sfida dhe kushte konkrete per Beogradin, per tu afruar me BE-ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›