E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupllari: Farmacite ne krize, rritje cmimeve te ilaceve Luljeta Ndoka

Farmacite nuk e respektojne distancen prej 10 metrash nga njera-tjetra, abuzojne me cmimet e barnave, si dhe ne to nuk punojne profesioniste. Keto jane disa nga shqetesimet e paraqitura gjate konferences se djeshme te organizuar nga Urdhri i Farmacisteve. Dhe, sipas krereve te sindikates se ketij Urdhri, gjithe pasojat i "hane" pacientet. Arjan Jaupllari, kryetar i sindikates se farmacisteve eshte shprehur gjate ketij aktiviteti se problematika ne lidhje me farmacite sa vjen e shtohet, madje, sipas tij, ne katoi 5 vitet e fundit, ne sektorin farmaceutik nuk eshte bere asnje hap perpara, por ka pasur vetem regres. Gjate fjales se tij, Jaupllari ka ngritur shqetesimin e rritjes se pritshme te cmimit te barnave me 20 per qind per vitin 2012. "Farmacite duhet te kene nje distance te caktuar nga njera-tjetra, nderkohe qe mbi to duhet te ushtrohen kontrolle te vazhdueshme, per sa i perket cmimeve te barnave qe ato disponojne", kane deklaruar pjesemarresit ne konferencen Farmaceutike. Nje problem tjeter i ngritur nga sindikata e Urdhrit te Farmacisteve ka qene dhe ai i hapjes pa kriter te universiteteve qe ofrojne diploma ne kete fushe, dhe qe realisht te sapodiplomuarit nuk jane profesioniste. "Sistemi farmaceutik ne keto pese vite ka bere vetem hapa mbrapa dhe jo hapa perpara. Kjo eshte ajo qe sot sistemi farmaceutik po i drejtohet gremines dhe ne bejme apelin qe ky sistem duhet ndaluar nga tatepjeta ne te cilen ka marr. Eshte hequr koncepti i negocimit, eshte hequr distanca, jane hequr kriteret per hapjen e farmacive, eshte vendosur TVSH e barnave, eshte vendosur nje pulle e cila do te jete pulla fiskale qe do te rrise cmimin per vitin 2012 rreth 20 per qind me shume se sa pulla e sotme", tha Arjan Jaupllari, kryetar i sindikates se farmacisteve. Konferenca e farmaceutikes, te gjitha keto shqetesime do ti perfshije ne nje rezolute, e cila do t'ju dergohet ne forme apeli te gjitha strukturave te qeverise. Presidenti i Urdhrit te Farmacistit ka radhitur te gjitha problemet e tregut farmaceutik, duke nisur qe nga heqja e kritereve per ngritjen e nje farmacie, cka sipas tij, le pa sherbim shume zona rurale per shkak te ngritjes se shume farmacive ne te njejten zone. Jaupllari ka theksuar edhe njehere shqetesimin se shume farmaci e ofrojne edhe sherbimin veteriner. Disa kontrolle te njepasnjeshme te kryera edhe nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor kane verejtur shkelje ne lidhje me recetat e rimbursimeve, por edhe lidhje te mjekeve me farmacite, duke i drejtuar pacientet qe te blejne shpesh ne farmaci me te cilat ata jane lidhur, duke perfituar keshtu perqindje te medha fitimesh. Pjesemarresit ne Konferencen e Farmaceutikes kane apel per "mbrojtjen e profesionit nga kequshtrimi, per vleresimin e sherbimit farmaceutik nga strukturat shteterore, hartimin e nje legjislacioni bashkekohor dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij, si dhe bashkerendimin e forcave tona me ato te kolegeve tane ne mbare boten drejt kujdesit farmaceutik".

Pipero: Vaksinohuni qe te shmangni gripin

Nisur nga fakti qe Shqiperia eshte ne prag te epidemise se gripit, drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero ka bere thirrje qe qytetaret te mos neglizhojne vaksinimin, ne menyre qe ta kalojne gripin sa me lehte dhe jo te vuajne pasojat e tij. ai rrefen se do te ishte mire qe vaksinimi te ishte bere qe ne muajin nentor, megjithate, grupet vulnerabel mund ta bejne edhe tani. Behet fjale per kategorite ne risk si: Moshat kryesisht nga 6 muaj-deri ne 4 vjec (nga 6 muaj deri ne 59 muaj per femijet e vegjel), te moshuarit mbi 50 vjec dhe nje grup i rendesishem qytetaret qe vuajne nga semundje kronike, si ato pulmonare, pershire astmen bronkiale, kardiovaskulare, semundjet kronike te veshkave, te gjakut, diabeti, etj, qe ne pergjithesi dobesojne apo ulin imunitetin e organizimit te njeriut, tha Pipero. Po keshtu, sipas tij, vete gripi ka mundesi apo i rendon keto semundje. Nje nga komplikacionet e tij eshte pikerisht rendimi i ketyre semundjeve kronike. Ne kete grup preferencial, qe ben te domosdoshem vaksinimin jane te semuret me imunitet te kufizuar apo te ulet, sic eshte HIV/AIDS, apo te semuret qe perdorin kimioterapi, apo qe vuajne nga semundje malinje (kanceri).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›