E Shtunë, 31 Tetor 2026

"U godit krimi, provat e Konomit ne prokurori"

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, beri dje bilancin e vitit 2011 ne nje raportim perpara medieve dhe drejtuesve me te larte te institucionit qe drejton. Kreu i dikasterit theksoi se viti qe u mbyll, megjithe problematikat me te cilat u shoqerua, pati nje rritje te zbulueshmerise se krimit. Kurse per dy ngjarjet me te bujshme, ato me 21 Janar, ku u vrane 4 protestues te dhunshem, Nishani theksoi se sulmi ndaj policise ishte i paprecedente, por reagimi i strukturave te rendit ishte rigoroz dhe konform ligjit. Per vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ai u shpreh se policia ka kryer detyrimet e saj dhe provat e mbledhura ia ka kaluar prokurorise. "Per te dyja keto ngjarje, fjalen e fundit i takon ta thote drejtesia", u shpreh Nishani i pyetur nga ana e gazetareve.

Kriminaliteti

Por nje nga vemendjet ne kete analize iu kushtua edhe situates se kriminalitetit, ku u perqendruan edhe pyetjet e gazetareve ndaj ministrit Nishani. "Nje nga prioritetet kryesore dhe angazhimet ka qene lufta ndaj kriminalitetit dhe rritja e nivelit te sigurise dhe rendit publik. Treguesit statistikor tregojne per nje rritje te nivelit te goditjes se kriminalitetit, rritje te konsiderueshme e zbulueshmerise se veprave kriminale, si dhe rritje te besueshmerise se publikut ndaj Policise se Shtetit", tha ai. Ne shifra, Nishani u shpreh se niveli i zbulueshmerise se vrasjeve vitin e kaluar u rrit ne 84 per qind dhe Shqiperia vazhdon te mbetet nder vendet me nivelin e mesatares se vendeve te BE, persa i takon krimit te rende. Po keshtu dhe per zbulimin e ngjarjeve te vjetra, per 298 veprave te ndryshme kriminale te pazbuluara me pare, nga te cilat 7 vrasje, 4 tentativa per vrasje, 31 vjedhje me dhune dhe me arme, 49 vjedhje te banesave, 66 vjedhje lokalesh, 29 vjedhje automjetesh etj. "Gjate vitit te shkuar u shenuan 15 mije telefonata me shume se nje vit me pare, adresuar policise nga qytetaret. Viti 2012, do te jete viti i sfidave dhe angazhimeve te medha nga ana e ministrise dhe agjencive te saj te varesise dhe Rekomandimet e Komisionit Evropian ne kuader te procesit te integrimit", premtoi Nishani.

Konomi

Kurse porsa i perket vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi ne Vlore ne muajin shtator, ministri tha se i qendron deklaratave te meparshme per hetimet. "I qendrojme deklaratave. Policia ka percjelle prova dhe informacione qe ne i gjykojme qe jane te rendesishme per Prokurorine. Policia e Shtetit mbetet e gatshme per te ofruar kapacitet e saj profesionale ne sherbim te grupit hetimore per te adresuar cdo ceshtje per t'u gjykuar", tha Nishani. Ministri nenvizoi gjithashtu se policia u angazhua per mbrojtjen e rendit edhe me 21 janar. "Te gjitha strukturat e shtetit qe u angazhuan ne mbrojtjen e rendit publik dhe sigurise publike dhe ne 21 janar padyshim kane permbushur misionin e tyre. Une e kam shprehur mendimin tim se dhunimi i institucioneve, eshte padyshim nje veprimtari kriminale, por kjo ceshtje eshte tashme ne hetim dhe duhen gjykuar aktoret qe ishin prezent ne sulmin e institucioneve kushtetuese qe iu bene me 21 janar", nenvizoi Nishani. Kurse per ceshtjen e vizave, ministri tha se "liberalizimi ishte arritje e madhe per vendin. Ne po marrim cdo mase per te goditur abuzimet".

Zgjedhjet

Per zgjedhjet lokale, Nishani tha se u ofrua nje infrastrukture elektorale nga me te mirat te arritura ndonjehere ne zgjedhje, ne aspektin e ofrimit te nje prej burimeve me te sigurta dhe korrekte per administratat e komunave dhe bashkive ne hartimin e listave te zgjedhesve, si dhe nje ambient maksimal sigurie ne fushaten elektorale, diten e zgjedhjeve dhe periudhen pas zgjedhore, deri ne daljen e rezultateve perfundimtare ne cdo komune e bashki te vendit. "U menaxhua ne menyre profesionale fluksi me i madh i ardhur ndonjehere ne Shqiperi per pushime ne sezonin veror, duke ofruar lehtesirat maksimale ne pikat e kalimit kufitar si dhe sigurise se rendit dhe qetesise publike gjate gjithe ketij sezoni. Po i njejti fluks i madh hyrje-daljesh u menaxhua gjithashtu ne menyre profesionale gjate festave te fundvitit", deklaroi ministri per sezonin turistik. Ndersa nga Ministria e Brendshme rezultojne te pakten 2158000 aplikime, kurse per karta identiteti 2941000 aplikime qytetaresh.

Katastrofat

"U perballua dhe menaxhua me sukses situata e veshtire e permbytjeve ne Qarkun e Shkodres dhe Lezhes gjate dimrit te kaluar. Megjithe rrezikun e nivelit shume te larte nuk patem asnje humbje te jetes se qytetareve tane ne ato zona", e nisi analizen ministri, duke i kushtuar vemendjeve ngjarjeve ne Shkoder. Por permendi edhe situaten e zjarreve, si katastrofa natyrore, sikurse permbytjet. "Nje menaxhim profesional iu be te gjitha situatave te zjarreve gjate periudhes se veres se shkuar, duke angazhuar ne ato operacione, jo vetem te gjitha kapacitetet tona, por edhe nje sere mjetesh te rendesishme te luftes se zjarreve nga ajri te ardhura nga Italia, Greqia, Turqia, Mali i Zi", shpjegoi ai.

Kamerat, sistemi i gjobave, mediat dhe permiresimi i ligjeve

Nje tjeter projekt i Ministrise se Brendshme per kete vit dhe ne vazhdim mbetet rritja e performances ne fushen e sigurise. Zbatimi i te gjitha fazave per vendosjen e nje sistemi kontrolli me kamera ne kryeqytet, fillimi i aplikimit te vendosjes se gjobave dhe kontrollit te automjeteve permes sistemit elektronik dhe fotografik SCOUT, konsolidimi i sistemit te komunikimit TETRA pergjate vijes kufitare, si dhe vijimi i nje komunikimi te vazhdueshem me publikun per respektimin e kritereve te levizjes se lire pa viza. "Rritja e kapaciteteve te sherbimeve qe mund te ofroje RKGJC do jete nder angazhimet kryesore duke permendur ketu krijimin e nje Nderfaqeje Universale me baze aplikimesh, si dhe disa sherbime te reja", tha Nishani. Kurse per Legjislacionin do i kushtohet vemendje permiresimit te "Ligjit per te Huajt", si dhe "Ligjit per Nenshtetesine". Nje vemendje e vecante sipas ministrit do i kushtohet edhe komunikimit me publikun dhe mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›