E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalen reshjet, kthehet ngrica dhe i ftohti

Megjithese ne nje pjese te mire te vendit reshjet u nderprene, shqetesim ka qene moti i ftohte me temperatura te uleta, ngricat dhe akulli. Por probleme ka sjelle edhe nderprerja e energjise per shkak te kushteve te keqija atmosferike, si dhe deti i trazuar qe ka mbajtur "peng" tragetet ne Durres dhe Vlore. Disa komuna ne zonat e thella si Diber e Kukes jane te izoluara, kurse 40 minatore ne Kraste mbeten per gati dy dite ne galeri pasi mungonte energjia elektrike per shkak te defektit ne rrjet nga debora dhe era e forte. Minatoret u nxorren pasditen e djeshme nga galeria.

Minatoret

Rreth 40 minatore qendruan te izoluar per rreth 48 ore ne zonen Theken te Krastes, ne hyrje te nje galerie miniere. Ata ishin futur mengjesin e te premtes per te punuar ne miniere duke perdorur ashensorin, po moti i keq me ere dhe debore shkaktoi edhe nderprerjen e energjise elektrike. Lajmi u konfirmua nga pronari i firmes "RaKrom", Gani Hoxha, i cili shpjegoi se minatoret nuk munden te nisin punen per shkak te nderprerjes se energjise dhe ngecen ne hyrje te nje prej galerive te minieres. Hoxha thekson se nderprerja e energjise u shkaktua nga moti i keq me stuhi dhe bore duke lene ne erresire zona te tera ne Kraste. Pronari i beri thirrje dje CEZ-it te nderhyje per te siguruar energjine qe prej 2 ditesh mungon ne zone dhe miniere, si dhe per te shpetuar minatoret. Pas ketij lajmi eshte riparuar brenda disa oresh defekti dhe rikthyer energjia, duke nxjerre 40 minatoret prej galerise. Raportohet se asnje prej tyre nuk ka pasur shqetesime shendetesore.

Vlore

Nje traget i linjes Vlore-Brindizi, i mbushur me pasagjere, ka qendruar per gjate gjithe nates ne det. Koha e keqe ka paralizuar totalisht punen ne port dhe lundrimi eshte bere i pamundur. Pasagjeret kane mundur te zbresin nga trageti vetem gjate oreve te para te dites se djeshme, kurse shume automjete, kamione dhe autobuse, nuk mund te zbarkoheshin dot, si pasoje e dallgeve qe perplaseshin me molin e trageteve. Era fryn me shpejtesi me 20 m/s dhe deti arriti fuqine 5 balle ne breg, ndersa ne det te hapur 8 deri 9 balle. Anijet e medha jane ne kalate me spiranca dhe eshte pezulluar puna ne port. Reshjet e debores qe kane rene gjate nates se premte kane sjelle edhe bllokimin e rruges ne Qafen e Llogarase. Shume automjete jane bllokuar ne te dy anet e rruges ne segmentin Vlore-Sarande. Borepastruese dhe forcat e policise jane ne vendngjarje dhe po punojne per lirimin e rruges nga bora, duke hedhur kripe 10 km te rruges se bllokuar. Mesohet se trashesia e debores ka arritur 20 cm.

Durres

Kater tragetet e linjes Durres-Bari jane nisur drejt Italise me kater ore vonese. Shkak eshte bere era e forte, si dhe dallgezimi i detit qe shkonte mbi tete balle jashte gjirit te Durresit. Kjo situate ka bere qe mbi 4000 pasagjere te kalojne naten jashte, ne terminalin e pasagjereve. Nderkaq po nga Kapiteneria behet e ditur se tragetet qe vijne nga portet e Italise ne drejtim te Durresit, ndryshe nga planifikimi i orarit te lundrimit, pritet te mberrijne me kater ore vonese. Aktualisht forca e detit jashte gjirit te Durresit shkon deri ne 6 balle, ndersa shpejtesia e eres ne 18 meter ne sekonde.

Kukes

Ne Kukes reshjet e debores qe kane vazhduar gjate oreve te fundit kane sjelle izolimin e komunave te Zapodit, Shishtavecit, Gryke-Cajes, Kalisit, Arrnit, ku trashesia e debores ka arritur ne gjysme metri. Ne akset kryesore rrugore Kukes-Daj-Rec, Kukes-Krume dhe Kukes-Qafe Shllak, trashesia e debores arrin ne 30 centimetra, ndersa ka pasur edhe rreshqitje dherash e guresh, por qe jane pastruar nga punonjesit e ndermarrjes se mirembajtjes se rrugeve. Policia ka shtuar postblloqet ne akset rrugore, duke mos lejuar levizjen e mjeteve, qe nuk jane te pajisur me zinxhire. Kurse ne Tropoje, ererat e forta gjate nates kane shkaktuar deme te konsiderueshme ne komunen e Lekbibajt. Zona vuan per energji elektrike si pasoje e renies se disa shtyllave elektrike. Nga ererat e forta jane demtuar catite e 15 banesave, ndersa 4 shtepi te tjera jane bere krejtesisht te pabanueshme. Demtimet ka edhe ne fshatrat e Batoshit dhe Tetajt.

Elbasan

Ne zonen e Librazhdit, reshjet kane shkaktuar probleme kryesisht ne akset rrugore Perrenjas-Hotolisht-Dragostunje-Librazhd-Murrash. Ne te shumten e kohes keto segmente bllokohen nga rreshqitja e dheut dhe e gureve. Masive shkembinjsh ne zonen e Murrashit kane bere qe qarkullimi te nderpritet me ore te tera. Policia ka ngritur postblloqe per te monitoruar situaten. Ndryshe nga nje dite me pare, situata paraqitet me e qete ne qarkun e Elbasanit, ku dje nuk u raportuan komuna te bllokuara. Qarkullimi eshte normal ne akset Qafe-Thane e Qafe-Kerrabe.

Debora bllokon rruge dhe izolon komuna

Edhe ne qarkun e Dibres situata paraqitet kritike per shkak te debores se madhe dhe temperaturave te uleta. Jane te bllokuara komunat Ostren dhe Trebishte, si edhe disa fshatra te Martaneshit. Ndersa ne aksin Fushe Bulqize-Qafe Bualli, eshte i nevojshem perdorimi i zinxhireve. Probleme ka pasur edhe ne furnizimin me energji elektrike. Ngricat kane bere te pakalueshem aksin Peshkopi-Librazhd, ndersa te bllokuara jane komunat Lure, Kalaja e Dodes dhe Sllova. Kurse ne Gjirokaster dhe Korce, problematike jane rruget ne zonen e Ersekes, Bilishtit, ndersa mbeten te bllokuara nga bora komunat Frasher, kurse Pogon e Zagorie, levizja kryhet me zinxhire. Por probleme te renda jane shkaktuar nga era e forte ne Mat. Mesohet se shkolla 9-vjecare eshte shembur pjeserisht ne Macukull, ndersa jane demtuar edhe disa shtepi, por nuk ka viktima ne njerez. Nisja e procesit mesimor ne kete shkolle do te jete e veshtire, nese nuk riparohet ne kohe, apo te gjendjet nje tjeter ambient per nxenesit. Nderkohe qe moti i keq ka shkaktuar ngrica dhe raportohet gjithashtu per shembje te pemeve per shkak te ererave te forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›